Sign in
  • Asist
  • Lajme
    • Kosova
      • Superliga
  • Ndërkombëtare
  • Merkato
Sign in
Welcome!Log into your account
Forgot your password?
Privacy Statement
Password recovery
Recover your password
Search
Logo
Logo
Logo
  • Privacy Statement
  • Cookie Policy
Logo

Under Header

spot_img
17/06/2021

IKONA EDO AZEMI PO PENSIONOHET, PRISHTINA I OFRON NJË POST TË RËNDËSISHËM

Share
Facebook
Twitter
Pinterest
WhatsApp
    spot_img

    Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni legjendar i KB Prishtinës, Edo Azemi me shumë gjasa sivjet do ti thotë lamtumirë të përhershme basketbollit aktiv.

    Njeriu më i suksesshëm në historinë e basketbollit kosovar, Edmond Azemi pritet që sivjet ti japë fund karrierës aktive si lojtar, pas shumë e shumë sukseseve të panumërta.

    Është vetë klubi i Prishtinës që nëpërmjet një shkrimi lamtumirës në faqen zyrtare e ka konfirmuar se sivjet, Edo pritet ti japë fund karrierës së madhe basketbollistike që ka.

    Pas pensionimit si lojtar aktiv, Prishtina ka paralajmëruar se Edo do të ketë një post të rëndësishëm në klubin të cilit ia kushtoi tërë jetën, ai pritet të emërohet drejtor gjeneral i klubit kryeqytetas.

    Në vijim ju sjellim shkrimin e plotë të KB Prishtinës:

    FALEMINDERIT KAPITEN, IKONË E KLUBIT, NUMRI 4 I PAPËRSËRITSHËM
    Kur lexon fjalët e lartpërmendura e kupton lehtë se për kë bëhet fjalë, madje nuk ka nevojë as t’i përmendet emri.Filloi në moshë të re me ëndrra të mëdha, por as në ëndrrat më të mira nuk do të mund t’a imagjinonte një karrierë më të lavdishme se kjo.

    Ishte nga më të hershmit te ekipi i zemrës KB Prishtina në vitin 1999 me një gjeneratë ku kishte emra të njohur në basketbollin tonë si Blerand Stavileci, Florian Miftari, Presidenti i tanishëm i Prishtinës Burim Maraj, Presidenti i FBK Arben Fetahu, Artan Çerkini, Fikret Shatri, Edis Kuraja, Astrit Leti, Florian Rexhepi, Astrit e Vigan Sylejmani e shumë të tjerë.

    Pas disa edicioneve të suksesshme, ai shkoi për një gjysmë sezonë në kampionatin shqiptar te ekipi i Valbonës për të ndihmuar ata në garat evropiane, ku ishte njëri ndër lojtarët kryesor.

    Rikthehet në Prishtinë për të shkuar që të shpallej kampion në Superligen e Islandës me ekipin KR Basket, ku si zakonisht edhe aty ishte ndër më meritorët sidomos në ndeshjen e fundit me pikë vendimtare.

    Përpos Valbonës dhe KR Basket, ai ishte pjesë edhe e MZT Skopje dhe KB Liria nga Shkupi.

    Pas karrierës në Evropë e rajon, kthehet në shtëpi për t’i qëndruar besnik ekipit të zemrës e Plisave ku nuk la trofe pa fituar e pa e ngritur në qiellin e kaltër si Prishtina.

    Gjatë karrierës së tij ai mbrojti ngjyrat e Kombëtareve të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

    36 trofetë e fituar e bëjnë të pakrahasueshëm në basketbollin tonë, 12x Superliga të Kosovës, 14x Kupa të Kosovës, 7x Superkupa te Kosovës, 2x Balkan League, 1x Superligën e Islandës.

    Ai tani pas pensionimit do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit si Drejtor Gjeneral, ku besojmë fuqishëm se do të vazhdojë të jep kontribut të jashtëzakonshëm në klubin tonë.

    Një lider, një kapiten i vërtetë, një ikonë, një legjendë, një i papërsëritshëm, një numër 4, një EDMOND AZEMI .

    FALEMINDERIT!!!

    #EdmondAzemi
    #EDO
    #WE?EDO

     

    Share
    Facebook
    Twitter
    Pinterest
    WhatsApp

      Per tu lexuar

      spot_img
      Kryetitull

      Peja fiton dramën ndaj Trepçës dhe barazon serinë gjysmëfinale

      Asisti Online - 27/04/2026
      Lajme

      Ahmet Kandemir radhit fitoret me Karshijakën

      26/04/2026
      Euroleague

      Bullgari Sasha Vezenkov MVP i stinorit të rregullt në Euroligë

      26/04/2026
      Kryetitull

      Peja e pret sonte Trepçën në Karagaç për ndeshjen e kthimit

      26/04/2026

      Të ngjajshme

      Kryetitull

      Peja fiton dramën ndaj Trepçës dhe barazon serinë gjysmëfinale

      27/04/2026
      Lajme

      Ahmet Kandemir radhit fitoret me Karshijakën

      26/04/2026
      Euroleague

      Bullgari Sasha Vezenkov MVP i stinorit të rregullt në Euroligë

      26/04/2026
      Kryetitull

      Peja e pret sonte Trepçën në Karagaç për ndeshjen e kthimit

      26/04/2026
      Euroleague

      Dy ditë dy ndeshje, një kualifikim dhe fitimi i Kupës së Francës

      26/04/2026
      spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

      © 2025 Asistionline.com - Të gjitha të drejtat të rezervuara. Përmbajtja e publikuar në këtë media (artikuj, lajme, fotografi, video, grafikë dhe çdo material tjetër) mbrohet nga Ligji Nr. 04/L-065 për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta në Republikën e Kosovës dhe aktet përkatëse nënligjore.Çdo kopjim, riprodhim, shpërndarje, publikim, përpunim ose përdorim komercial i materialeve pa miratim paraprak me shkrim nga AsistiOnline ndalohet rreptësisht. Leja për përdorim jepet vetëm me marrëveshje të nënshkruar, duke përcaktuar qartë kushtet, kohëzgjatjen dhe mënyrën e shfrytëzimit.Çdo shkelje e këtyre të drejtave do të rezultojë në ndjekje ligjore sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës, duke përfshirë kërkimin e dëmshpërblimit dhe masave ndëshkuese të përcaktuara nga gjykatat kompetente.

      Logo
      • Privacy Statement
      • Cookie Policy
      Menaxho pëlqimin

      Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për analiza të trafikut.
      Ju mund të pranoni cookies ose të rregulloni preferencat tuaja.
      AsistiOnline.com - Nuk mbledh/përpunon të dhëna personale si: emër, mbiemër, email, telefon apo ID.
      Më shumë informacion gjeni në Politikat tona duke klikuar në: Privacy Policy dhe Cookies Policy ne kete popup apo ne fund te webfaqës tek footer-i ynë.
       

      Funksionale Always active
      Këto cookies janë të domosdoshme për funksionimin bazë të website-it. Ato mundësojnë navigimin në faqe dhe funksionimin e elementeve kryesore të saj. Këto cookies nuk mund të çaktivizohen në sistemet tona.
      Preferences
      The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
      Statistika
      Ne përdorim Google Analytics për këtë qëllim. Informacioni që mund të mblidhet përfshin: IP adresën (e anonimizuar) faqet e vizituara kohëzgjatjen e vizitës pajisjen dhe browser-in e përdorur Këto cookies aktivizohen vetëm pasi përdoruesi të japë pëlqimin. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
      Të dhënat personale që nuk i mbledhim
      The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
      • Manage options
      • Manage services
      • Manage {vendor_count} vendors
      • Read more about these purposes
      Shiqo preferencat
      • {title}
      • {title}
      • {title}