CARLISLE LARGOHET NGA DREJTIMI I DALLASIT PAS 13 VITESH!
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas 13 viteve të kaluara aty, Rick Carlisle është larguar nga detyra si trajner i skuadrës së NBA-së Dallas Mavericks.
Carlisle ka vendosur të dorëhiqet nga posti i trajnerit të Mavs, duke e informuar presidentin e ekipit, Mark Cuban se duhet të gjejë një emër të ri që do ta drejtojë skuadrën.
Carlisle, të cilit i kishin mbetur edhe dy vjet nga kontrata, largohet nga Dallas pas 13 sezonesh të kaluara aty.
Carlise si kryetrajner ka të fituar një titull me Dallasin në NBA, konkretisht në vitin 2011 dhe karrierën si trajner e kishte nisur tek New Jersey Nets, Portland, Indiana, për të vazhduar si kryetrajner në Detroit, Indiana dhe Dallas.
61 vjeçari nga Ogdensburgu i New Yorkut të SHBA-ve, ka një titull të fituar edhe si lojtar në NBA në vitin e largët 1986 me Boston Celtics.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.