Basketboll

FENERBAHÇE KONFIRMON EDHE PËR 1 STINOR YLLIN E EKIPIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Në ditëlindjen e tij të 34-të, Fenerbahçe ka zyrtarizuar lajmin se Nando DeColo do të jetë pjesë e tyre edhe për një stinor.

De Colo u bashkua me Fenerin dy vite më parë dhe po përgatitet për sezonin e tij të tretë me nënshkrimin e kontratës së re. Ai sivjet kishte mesatare prej 15,8 pikëve, 3,9 asistimeve, 3,2 kërcimeve dhe 1,4 vjedhjeve për ndeshje në Euroligë.

Deri tani, Feneri ka liruar nga skuadra 6 lojtarë, derisa ka nënshkruajtur zyrtarisht me tre transfere: Devin Booker, Ismet Akpinar dhe Marial Shayok. Gjithashtu, Achille Polonara pritet të bashkohet me Fenerin.

De Colo ka kaluar dy sezone në NBA duke ndarë 125 paraqitje në skuadrat, San Antonio Spurs dhe Toronto Raptors. Ndërsa në Evropë luajti me CSKA-në, Valencian dhe Choletin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.