Basketboll

TREPÇA PREZANTON EDHE NJË BASKETBOLLIST AMERIKAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës po vazhdon të përforcohet për stinorin e ri.

Mitrovicasit kanë shtuar në skuadër fundorin amerikan, Ty Cockfield.

Field i gjatë 1.80 centimetra, vije te Trepça nga skuadra elitare greke, ”Charliaos” me të cilët në të dhëna zyrtare nuk i figuron ndonjë ndeshje e luajtur.

Cockfield në Evropë ka ardhur nga kolegji amerikan i Arkansasit në NCAA1.

Ditë më parë ‘xehtarët’ zyrtarizuan edhe basketbollistin vendor, Samir Zekiqi dhe amerikanin tjetër, Gerlad Blackshear.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.