Basketboll

FENERI RIKTHEN NË SKUADËR BIRSENIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Fenerbahçe e ka zyrtarizuar transferin e dytë brenda ditës.

Skuadra nga Stambolli ka transferuar në skuadër, lojtarin që edhe më herët ishte pjesë e tyre, bëhet fjalë për Metecan Birsenin.

Birsen i gjatë 2.08 centimetra, nënshkroi kontratë dy-plus-një me klubin nga Stambolli.

26 vjeçari kaloi dy sezonet e fundit me Pinar Karsiyakan, derisa kishte filluar karrierën pikërisht me ekipin e Fenerbahçes(2011-2015).

Në edicionin 2020-21, Birsen me Karsiyakan pati mesatare prej 6.1 pikë dhe 5.5 kërcime në Ligën e Kampionëve, ndërsa në elitën turke luajti me mesatare 8.7 pikë dhe 5.1 kërcime.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.