SLLOVENIA DEMOLON ANGOLËN NË KUALIFIKIME PËR OLIMPIADË
Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Sllovenisë e ka nisur me fitore të thellë, kampanjën kualifikuese për Olimpiadën e Tokios.
Sllovenët kanë triumfuar ndaj Angolës me rezultat 68-118, për të konfirmuar se do jenë prej skuadrave konkurente kryesore për ta fituar Olimpiadën.
I gjithë rosteri i sllovenëve shënoi pikë sot e më të dalluarit ishin, Zoran Dragic me 16, si dhe Vlatko Cancar e Luka Doncic me nga 13 pikë.
Te Angola me lojë të mirë u dalluan, Yanick Moreira me 15 pikë e Glofate Buiamba me 10 sosh.
Sllovenia gjendet në grup me Andorën dhe Poloninë. Përderisa dy ekipet e para në grup kalojnë tutje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.