SLLOVENIA DEMOLON EDHE POLONINË
Prishtinë(AsistiOnline) – Sllovenia e ka arritur edhe një fitore bindëse në Kualifikimnet për Lojërat Olimpike që bahen sivjet në Japoni.
Kombëtarja sllovene mposhti sot Poloninë me rezultatin e thellë 112-77.
Luka Doncic me 18 pikë, 10 asiste e 6 kërcime, si dhe Klemen Prepelic me 17 pikë, ishin dy individët më të dalluar në fitoren e sllovenëve sot.
Në anën tjetër te Polonia lojë të mirë shfaqën, Mateusz Ponitka me 16 pikë e Aleksander Balcerowski me 11 sosh.
Me këtë triumf, Sllovenia gjendet në vendin e parë në grupin B2 të këtyre kualifikimeve me 2 fitore nga po aq ndeshje.
Polonia mbetet e dyta me 1 fitore e 1 humbje.
Derisa, Angola ka 2 humbje nga 2 ndeshje të zhvilluara.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.