GJERMANIA TRONDIT BRAZILIN DHE KUALIFIKOHET NË LOJËRAT OLIMPIKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjermania e ka fituar turneun kualifikues për Lojëra Olimpike i zhvilluar në Split të Kroacisë.
Gjermanët të udhëhequr nga NBA-lojtari, Moritz Wagner, kanë arritur të mposhtin favoritin në letër, Brazilin me rezultat final 75-64.
Wagner me 28 pikë e 6 kërcime, ishte individi më i dalluar i gjermanëve sonte, ndihmuar edhe nga Robin Benzing me 13 pikë.
Te Brazili s’mjaftoi veterani, Anderson Varejao me 14 pikë, por as Alex Garcia me 10 sosh.
Kjo fitore e dërgon Gjermaninë në Lojërat Olimpike që sivjet zhvillohen në Tokio të Japonisë nga 23 korriku deri më 8 gusht. Derisa, Brazili eliminohet që në kualifikime.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.