PATTY MILLS VENDIMTAR, AUSTRALIA MPOSHT ARGJENTINËN NË MIQËSORE
Prishtinë(AsistiOnline) – Patty Mills i dha fitoren Australisë në miqësoren para-olimpike përballë Argjentinës.
Përveç fitores historike të Nigerisë ndaj skuadrës së yjeve të USA-së, një tjetër ndeshje mjaftë argëtuese u luajt mbrëmë me Australinë që mundi Argjentinën, pavarësisht një performancë të madhesi zakonisht nga legjendari, Luis Scola.
Patty Mills ishte heroi i ndeshje, duke udhëhequr Australinë me 17 pikë, duke përfshirë shënimin vendimtar nga treshi për t’i dhënë ekipit të tij fitoren 87-84. Joe Ingles e ndoqi Millsin me 16, derisa Matisse Thybulle shtoi 15 e Aaron Baynes kishte 14 pikë dhe tetë kërcime.
Për Argjentinën, Scola shkoi në 25 pikë e tetë kërcime, derisa Facundo Campazzo shënoi 12 dhe Luca Vildoza 11 pikë.
Argjentina nesër e luan edhe një miqësore tjetër me Nigerinë.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=_fODs6qcYqA
Komentet janë të mbyllura.