Basketboll

LIGA UNIKE SHFUQIZON RREGULLIN E PJESËMARRJES PËR VENDIN E FUNDIT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Një ndër vendimet në mbledhjen e bordit të Ligës Unike ka qenë edhe ndryshimi i rregullores që ndalonte pjesëmarrjen për edicionet vijuese të ekipit të fundit në tabelë.

Kjo rregullore në edicionin e ri nuk do të vlejë, sepse bordi i kësaj gare ka vendosur që ta shfuqizojë atë dhe t’ju japë hapësirë të gjitha klubeve.

Shfuqizohet Neni 3.3 i Rregullores së Garave të edicionit 2020/2021 i cili e pamundësonte skuadrën e fundit të renditur të edicionit paraprak të Ligës Unike të merrte pjesë në edicionin vijues të Ligës Unike pavarësisht renditjes në kampionatin nacional”, shkruan në njoftimin e Ligës Unike.

Për vendimet e tjera të marra nga kjo mbledhje e bordit të Ligës Unike, vizitojeni sajtin e vetëm në basketbollin mbarëshqiptar, dedikuar ekskluzivisht basketbollit www.AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.