ARGJENTINA PUBLIKON 12-SHEN FINALE PËR OLIMPIADË
Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Argjentinës e ka publikuar listën finale të lojtarëve që do ta përfaqësojnë në Lojërat Olimpike që mbahen sivjet në Tokio të Japonisë.
Tre lojtarë të NBA-së dhe një veteran i bujshëm do të drejtojnë Argjentinën në Lojërat Olimpike në edicionin e sivjetmë.
Fundori i Denver Nuggets, Facundo Campazzo dhe qendra veterane Luis Scola kryesojnë listën e 12 lojtarëve të kombëtares argjentinase për Lojërat Olimpike 2021.
Argjentina, fituese e Olimpiadës së 2004-tës dhe fituese e medaljes së argjendtë të Kupës së Botës 2019, do të fillojë ndeshjet në Tokio kundër kampionit në fuqi Spanjës, Sllovenisë së Luka Doncic dhe Japonisë në Grupin C.
Lista e plotë e Argjentinës është si më poshtë:
Facundo Campazzo – Denver Nuggets
Nicolás Laprovittola – Lojtar i lirë
Luca Vildoza – New York Knicks
Nicolás Brussino – Granada
Leandro Bolmaro – Barcelona
Gabriel Deck – Oklahoma City Thunder
Patricio Garino – Lojtar i lirë
Juan Pablo Vaulet – AEK Athinë
Luis Scola – Varese
Marcos Delia – Trieste
Tayavek Gallizzi – Regatas Corrientes
Francisco Cáffaro – Universiteti i Virxhinias
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.