Basketboll

SOT NDESHJA E FUNDIT NË GRUP PËR KOSOVËN U-20

Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve sonte do të ketë ndeshjen e fundit në grupe.

Dardanët e rinj do të ballafaqohen me Sllovakinë, në takimin që zhvillohet nga ora 18:00. Kosova dhe Sllovakia kanë nga dy humbje, ndërsa Bjellorusia dhe Hungaria nga dy fitore.

Sonte janë takimet e fundit në grupe, ku si Kosova, ashtu edhe Sllovakia do të synojnë fitoren e parë në FIBA European Challengers, që po zhvillohet në Hungari nga 20 deri më 25 Korrik.

/FBK/

 

Komentet janë të mbyllura.