LIGA UNIKE LËSHON NJOFTIM PËR GARËN TE FEMRAT
Në faqen zyrtare të Ligës Unike sot është lëshuar një njoftim për skuadrat që do jenë pjesëmarrëse në konkurencën e femrave.
Në vijim ceket se para fillimit të kampionatit të Ligës Unike, do të organizohet Superkupa Mbarëkombëtare në dy konkurrencat. Edicioni i rregullt 2021/2022 i Ligës Unike në dy konkurrencat të fillojë më 20/21 tetor 2021.
Në edicionin e fundit, garat në konkurrencën e femrave në Kosovë ishin mjaft interesante me katër skuadra që luftonin për titull, ndërkohë tri skuadra fituan nga një trofe. Bashkimi fitoi Superkupën, Prishtina fitoi Kupën dhe Penza u shpall kampione.
Ndërkohë, në Shqipëri kampion u shpall Flamurtari, duke mundur Partizanin 3:0 në serinë finale, ndërkohë Kupën e fitoi Partizani, duke mundur në finale Flamurtarin 89:85.
Komentet janë të mbyllura.