PAS 15 PARAQITJEVE NË OLIMPIADË, AUSTRALIA ME MEDALJE OLIMPIKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Australia është fituese e medaljes së bronztë në Olimpiadën e Tokios që u mbajt në Japoni.
Në ndeshjen për pozitën e tretë, australianët mundën Slloveninë e Luka Doncicit me rezultat të përgjithshëm dhe final 93-107.
Edhe pse rrjedha ishte shumë e ngushtë, Australia fitoi të gjitha periodat e duelit dhe në fund medalja olimpike i takoi me meritë.
Patty Mills ishte i pandalshëm në këtë duel me 42 pikë e 9 asiste, derisa u ndihmua edhe nga Joe Ingles me 16 pikë e Jock Landale me 14 sosh.
Te sllovenët s’mjaftuan assesi për fitore, Luka Doncic me 22 pikë, Klemen Prepelic me 18 e Mike Tobey me 13 sosh.
Australia fiton medaljen e parë olimpike pas 15 tentimeve rresht, duke luajtur në Olimpiada të ndryshme, derisa Sllovenia debuton në Olimpiadë me sukses, sepse vendi i katër për debutant është sinjal pozitiv.
Në këtë Olimpiadë, USA fitoi medaljen e artë, duke mposhtur Francën në finale të cilës iu desht të kënaqet me të argjendën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.