LAJM FANTASTIK: KOSOVA U18 FITON TURNEUN EVROPIAN NË TIRANË
Prishtinë(AsistiOnline)– Përfaqësuesja e Kosovës U-18 te meshkujt na ka sjellur një lajm fantastik nga Shqipëria sonte.
Dardanët e rinjë kanë triumfuar në finalen e madhe të European Challengersit të mbajtur në Tiranë, duke mposhtur në finale shtetin e Luksemburgut me rezultat tejet të thellë 84-58.
Ndeshja ishte e barabartë në pjesën e parë e cila përfundoi me vetëm një pikë avantazh për kosovarët(46-45), por në pjesën e dytë gjërat ndryshuan dhe ekipi ynë e thelloi avantazhin, për të arritur fitore të madhe dhe me meritë.
Gjysma e ekipit të Kosovës sot realizoi pikë dyshifrore: Dion Sheqiri e Visar Ejupi(14), Rinol Gashi e Eliot Peci(13), Hajriz Hazeri(11), si dhe Bardh Istrefi(10).
Te Luksemburgu u dalluan, Pit Hansen me 22 pikë e Nicolas Toussaint me 11 sosh.
Kjo fitore e shpalli Kosovën fituese të turneut Evropian për pozitat 26-32 në kategorinë U-18.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.