RAHOVECI PREZANTON TRANSFERIN E PARË TË HUAJ
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka prezantuar transferin e parë të huaj për edicionin e ri.
’Vreshtarët’ kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me alon amerikane, Myles Thomas.
Thomas është i gjatë 2.01 centimetra dhe luan në pozitat 3/4, derisa Rahoveci do jetë përvoja e parë për të në Evropë.
Ai vije te ‘vreshtarët’ nga skuadra e Charlottes në SHBA e karrierën si profesionist e ka nisur te kolegji nga NCAA2, “Tuskegee”.
Rahoveci pritet që ditëve në vijim ti prezantojë edhe tre lojtarë të tjerë të huaj.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.