Basketboll

SHQIPËRIA E TRETA NË CHALLENGERSIN U18 PËR MESHKUJT

Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja Shqiptare U18 në konkurencën e meshkujve e ka fituar ndeshjen për vendin e tretë në European Challengersin e mbajtur në Tiranë.

Ekipi shqiptar ka triumfuar ndaj atij të Andorrës me rezultat të ngushtë 56-61.

Individët më të dalluar në këtë fitore të Shqipërisë sot ishin, Tedi Lluka me 18 pikë, Martin Krypçi me 9, si dhe Aleksis Nika e Andri Jareci me nga 8 pikë.

Te Andora s’mjaftuan për fitore, Marc Pegalajar e Leonardo Calzada me nga 13 pikë.

Shqipëria U18 e mbyll me fitore këtë Challengers dhe rangim final në vendin e tretë, derisa Andora si e katërta.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.