Basketboll

VISAR EJUPI MVP I TURNEUT KU TRIUMFOI KOSOVA

Prishtinë(AsistiOnline) – Djaloshi i ri kosovar, Visar Ejupi është shpallur MVP i European Challengersit të mbajtur në Tiranë.

Basketbollisti i ri që luan për Rahovecin, sot triumfoi me Kosovën në këtë turne e paraqitjet e tij të mira me fanelën e dardanëve bënë që ai të nderohet me çmimin e MVP-së së turneut nga organizatorët.

Ejupi në këtë turne luajti me mesatare, 17.3 pikë, 4 kërcime e 2.3 asiste për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.