Basketboll

SHTYHET AFATI KALIMTAR NË BASKETBOLLIN E KOSOVËS!

Prishtinë(AsistiOnline) – Është shtyer afati kalimtar në basketbollin e Kosovës.

Përkundër se ishte paraparë të mbyllet ditën e djeshme me 10 gusht, si duket me kërkesën e disa klubeve kosovare FBK-ja e ka shtyer këtë afat.

Komesari i garave të FBK-së, Faton Kurshumlija në një përgjigjje të shkurtër për AsistiOnline e ka konfirmuar shtyerjen e këtij afati: ”Po është e vërtetë, afati kalimtar është shtyer deri më 15 Gusht”, është shprehur ai.

Të kujtojmë se afati kalimtar në basketbollin e Kosovës zyrtarisht ishte hapur më 1 gusht dhe ishte paraparë të mbyllet më datën 10 të po këtij muaji, por tash është shtyer.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.