KURTI NGRIT ALARMIN: SITUATË E VËSHTIRË, PO IMPROVIZOJMË PËR STËRVITJE
Prishtinë(AsistiOnline) – Drejtori gjeneral i KB Bashkimit nga Prizreni, Artan Kurti në një prononcim të dhënë për AsistiOnline.com, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mungesën e sallës që klubi portokallinjë ti zhvillojë stërvitjet aty ku duhet, por njëkohësisht ka kërkuar që Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Shëndetësisë të gjejnë një lokacion tjetër për vaksinimin e qytetarëve, por jo aty ku stërvisin sportistët sepse kjo nuk është e drejtë.
”Me të vërtetë gjendja e sportit në qytetin e Prizrenit është shumë e keqe, klubet nuk po kanë ku të stërvitin dhe kjo po shkakton telashe të mëdha. Ne si KB Bashkim jemi duke improvizuar dhe po stërvitim në kushte të rënda e kjo mund të na kushtojë gjatë edicionit të ri, sepse faktikisht nuk jemi të barabartë me klubet e tjera që garojnë.
Klubi ynë më datë 20 maj ka dërguar një ankesë në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe tek organet përkatëse komunale që të gjendet një zgjidhje tjetër për vaksinim e jo në palestrat e sportisëve, por kjo ka hasur në veshë të shurdhër. Derisa në kërkesën e dytë të bërë më 31 korrik, Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu iu është adresuar përsëri Drejtorisë së Sportit dhe Kulturës dhe Komunës së Prizrenit, që Palestra t’ju kthehet sportistëve, por as kjo nuk është marrë parasysh.
Ne me të vërtetë jemi në gjendje të vështirë dhe kërkojmë urgjentisht nga organet përgjegjëse që të na e lirojnë palestrën përndryshe do të ishte e pamundur të marrim pjesë në gara dhe do të ishte mirë që edhe kampionati të shtyhet e për këtë e kemi shprehur shqetësimin tonë edhe te FBK-ja”, tha Kurti.
Të kujtojmë se me mungesën e palestrës po ballafaqohen edhe disa klube nga Liga e parë, por edhe tek ajo e femrave e shpresojmë që institucionet shtetërore të reflektojnë në kërkesat e sportistëve, përndryshe gjendja e tyre do të keqësohej së tepërmi edhe ashtu e vështirë nga pandemia.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.