Basketboll

GJYSMËFINALJA E PARË E ZJARRTË, PRIZRENI SFIDON PEJËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme vazhdon Superkupa e Kosovës te meshkujt me ndeshjet gjysmëfinale.

Prizreni 16 vs Peja, do jetë përballja e parë gjysmëfinale e Superkupës për këtë edicion.

Bardhezinjët që kanë mbajtur pjesën kryesore të lojtarëve vendorë nga edicioni i kaluar dhe me disa pruarje të huaja, synojnë suksesin dhe kalimin në finalen e parë në histori të klubit.

Derisa, Peja që poashtu ka mbajtur boshtin vendor të skuadrës në krye me Dardan Berishën e Lis Shoshin, synon të jetë finalist i garës së parë në këtë edicion që pritet të jetë i zjarrtë.

Ndeshja fillon nga ora 16:00 në Pallatin e Sporteve në Prishtinë dhe transmetohet direkt në Artmotion, derisa luhet pa tifozë shkaku i masave anticovid.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.