KJO ËSHTË SKUADRA E UJKAN KARANEZIT PËR EDICIONIN E RI
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti prizrenas, Ujkan Karanezi është bërë me skuadër të re.
Pas ndarjes me skuadrën e Bashkimit, aloja prizrenase ishte lojtar i lirë dhe kishte disa oferta që i shqyrtoi me kujdes dhe ka vendosur për njërën nga to.
Karanezin do ta shohim me fanelën e Vëllaznimit të Gjakovës dhe lajmin për AsistinOnline e ka konfirmuar vetë lojtari.
”Po është e vërtetë se kam arritur marrëveshje me Vëllanzimin dhe në edicionin e ri do të paraqitem për ekipin kuqezi”, u shpreh ai.
Në edicionin e fundit me Vëllaznimin, Karanezi në 23 ndeshje ishte paraqitur me 3.9 pikë e 2.8 kërcime për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.