TREPÇA – YLLI, PËRBALLJA E PARË DHE SHUMË INTERESANTE E DITËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme do të vazhdojë me ndeshjet e rradhës, xhiro e parë e Art Motion Superligës së Kosovës në Basketboll.
Njëra prej përballjeve më interesante të kësaj jave, ku Trepça e pret Yllin të cilin e mposhti para pak ditëve në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.
Të dyja skuadrat janë përforcuar shumë në merkaton verore dhe sot synojnë fitore, për ta nisur mbarë këtë edicion interesant dhe ku synojnë trofetë.
Kjo sfidë luhet sot nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën ArtMotion.
Si zakonisht më të rejat para ndeshjeve, rezultatin për çdo çerek, por edhe raportet e ndeshjeve do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com
Takimet në elitën e basketbollit do të zhvillohen pa shikues dhe me masa strikte, për shkak të pandemisë me Covid 19.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.