Basketboll

VIDEO LAJM: SHKËLQEJNË YJET E YLLIT KUNDËR PRISHTINËS

ARTMOTION SUPERLIGA 2021/22 XHIRO 4

ARTMOTION SUPERLIGA – XHIRO 4

GOLDEN EAGLE YLLI – SIGAL PRISHTINA           95:69

(AsistiOnline.com) – Pas 3 humbjeve radhazi dhe rënies në vend të fundit, kampioni aktual  Golden Eagle Ylli zhvilloi një ndeshje fantastike kundër Sigal Prishtinës dhe me epërsi nga sekonda e parë e deri në vërshëllimën e fundit shënoi fitoren e parë në stinorin e ri, me rezultat të thellë 95:69.

Ishte kjo ndeshja e 70-të jubilare ndërmjet këtyre dy skuadrave që nga mvetësimi në edicionin 1991/92, në kuadër të kampionatit.

Në 69 ndeshjet paraprake, prishtinasit kishin 59 fitore dhe therandasit 10, duke theksuar faktin se të gjitha katër ndeshjet e edicionit të kaluar i kishte fituar Golden Eagle Ylli dhe se kjo është fitorja e pestë rresht.

Yll i Yllit në kte mbrëmje ishte ish fundori prishtinas, Mikaile Tmushiqi i cili shkëlqeu me 30 pikë, 7 kërcime e 4 asistime duke bombarduar me hiq më pak se 7 treshe dhe atë nga 9 tentime. Tmushiqi ishte MVP i ndeshjes me indeksin fantastik prej +35.

Në fakt, e shkëlqyeshme ishte komplet treshja reprezentuese e Kosovës e cila luan për therandasit dhe e cila shënoi 64 nga 96 pikët e Golden Eagle Yllit. Veq Tmushiqit, e shkëlqyeshme ishte edhe dyshja Gëzim Morina dhe Erjon Kastrati.

Gëzimi përpak nuk shënoi double double dhe duelin e përmbylli me 19 pikë e 9 kërcime, duke asistuar 4 herë dhe shënuar 3 treshe kurse Erjon Kastrati i pandalshëm në depërtimet e tij kontribuoi me 15 pikë dhe nga 3 kërcime, asistime dhe topa të vjedhur

Megjithatë, as kjo nuk ishte e tëra sepse edhe dy të huajt e Yllit ishin fenomenal.

Pasi kishin liruar Tamas Brusin dhe Justin martinin, therandasit u paraqitën me vetëm 2 të huaj por të cilët shfaqën lojë fantastike, sidomos plejmejkeri Brendon Rendolph i cili përpak nuk realizoi double double dhe duelin e përfundoi me 14 pikë e 9 asistime dhe shtoi 7 kërcime ndërsa nga loja ishte gati perfekt. Randolph shënoi të dy treshet e tentuar kurse nga 8 dypikësha gjuajtur qëlloi 6.

Ndërkaq amerikani tjetër, qendra Berret Benson e përmbylli komplet pesëshen e parë të Yllit e cila realizoi pikë dyshifrore, në fakt, ai shtoi dyshifror të dyfishtë prej 14 pikëve e 10 kërcimeve

Trajneri i cili arriti suksesin historik me Yllin, Adis Beqiragiqi sivjet nuk startoi si duhet pasi më ekipin e tij pësoi tri disfata rresht por kundër Prishtinës arriti një fitore të rëndësishme. Përkundër kësaj ai pret përmirësime të shumta

“Fillimisht duhet thënë se kundërshtari nuk i kishte dy lojtarë të rëndësishëmtë cilët lojën e tyre e bëjnë kreative ashtu që ne luajtëm mbrojtje të mirë, tash a është për shkak se ata ishin të dobët apo ne ishim të mirë , nuk e di por ne luajtëm mbrojtje të mirë dhe kjo na mundësoi pikë të lehta. Kur filluam të shënojmë pikë të lehta atëherë filloi të punon edhe treshet. Kjo është psikologjike por kjo fitore e thellë nuk do të thotë asgjë sepse ne duhet të përmirësohemi edhe shumë më tepër sepse kemi gabime të mëdha në mbrojtje dhe sulm. Duhetë të pëmirësohemi shumë dhe të sjellim edhe dy amerikanë për t’u bërë skuadër serioze” tha Beqiragiqi

Nga ana tjetër tek prishtinasit sulmi dështoi absolutisht pasi që komplet pesëshja startuese e cila në tri ndeshjet paraprake kishte një mesatare prej 69,6 pikëve për ndeshje arriti të realizon vetëm 23 pikë, në total.

Kur kësaj ia shtojmë edhe mungesën e Uendell Mitchellit të lënduar i cili ka mesatare prej 14 pikëve në tri xhirot paraprake, atëherë kjo disfatrë e thellë nuk është befasuese.

Jan Palokaj pati një natë të tmerrshme duke shënuar vetëm 2 pikë për 36 minuta lojë dhe qëlluar vetëm një herë nga 10 tentimet nga loja. Palokaj ishte 6-1 për dy pikë dhe huqi të gjitha 4 treshet e tij sikurse edhe Nik Tomsick i cili nuk qëlloi asnjë nga 4 trepikëshat e tentuar dhe vetëm 2 nga 5 dyshet.

Kjo lojë e dobët e skuadrës e sipas trajnerit Ante Nazor ishte jo vetëm si pasoj e lojës së dobët të lojtarëve por ai ishte vetëkritik dhe fajsëoi edhe vetën, ndihmësit e tij dhe administratën e klubit

“ Nga fillimi nuk e luajtëm lojën tonë. Planifikuam mbrojtjen më agresive, kemi pranuar shumë pikë të lehta dhe thjeshtë me kte mbrojtje të plogshtë nuk kemi pasur kundërsulmet e shpejta që na veçojnë, s’kemi pas organizim të duhur loje. Thjeshtë, nga fillimi kjo ka qernë rrugë njkahëshe për fitoren e kundërshtarit dhe unë ju uroj fitoren nga zemra dhe i uroj edhe këtij publiku i cili u kthye në numër të vogël por ishte kënaqësi shumë më e madhe me ta se sa në palestër të thatë. Ne nuk ishin në nivel, përgjegjësia është e jona, shtabit teknik, lojtarëve por edhe tek administrata e klubit që nuk ka reaguar në mënyrë adekuate me përforcimet që është dashur të paraqiten sontedhe unë pres përmirësimin e përbërjes së ekipit ” u shpreh i zhgënjyer Nazor.

Megjithatë pikë e ndritshme në kte shfaqje të dobët të Prishtinës ishte performansa e dy të rinjve, Meriton Imsajlit dhe Muhamedali Janjevës të cilët së bahsku realizuan 44 nga 69 pikët e skuadrës

Meritoni i cili u ngrit nga banka rezerve për ta mbajtur gjallë Sigal Prishtinën në pjesën e parë, shënoi tre dyshet dhe tre treshet, pa huqur asnjë gjuajtje dhe realizoi 15 nga 30 pikët e skuadrës gjatë 20 minutave të para. Në fund, Meritoni duelin e përmbylli me 21 pikë, duke shënuar 5 treshe nga 7 tentime dhe 3 dyshe nga katër tentime. Veç 21 pikëve, ai  të   ishte i zjarrtë në pjesën e parë duke shënuar të gjitha tentimet për dy dhe tri pikë ndërsa ndeshjen e përmbylli me 21 pikë.

I shkëlqyeshëm ishte edhe kapiteni luftarak i cili ngadalë po mundohet ta zëvendësoi ish kapitenin e pensionuar , tash drejtorin Edo Azemin.

Muhamedali janjeva ishte luftarak dhe e la shpirtin në fushë dhe përpak nuk realizoi double double pasi i mungoi 1 kërcim kurse duelin e përfundoi me 23 pikë, prej tyre 3 treshe dhe 9 kërcime , njëherësh duke shtuar edhe 6 asistime

Sa i përket vet rrjedhës së lojës, aty nuk ka çka të flitet shumë sepse Ylli nga fillimi, në mënyrë konstante ngriti epërsinë e cila në një moment arriti në plus 37 kurse në fund shifrat ishin 95:69, plus 26 që është fitorja më e thellë e therandasve në histori të përballjeve direkte me Prishtinën.

Xhiron e ardhshme Golden Eagle Ylli ndeshet me RC Cola Dritën kurse Sigal Prishtina pret Rahovecin.

 

VIDEO: GOLDEN EAGLE YLLI – SIGAL PRISHTINA

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.