Adhurues dhe Merakli t’Basketit
ASISTI këtë javë sjell edhe një episod shumë të pasur me analiza, raporte dhe aksion nga starti i Ligës e cila bashkoi basketbollin mbarëkombëtar shqiptar, Ligës Unike. Përveç raporteve nga ndeshjet, mysafirë në studio janë edhe përfaqësuesit e skuadrave kosovare që sivjet garojnë në edicionin e dytë të Ligës Unike
Nga Liga Unike shkojmë te Liga Ballkanike dhe natyrisht pjesa qendrore i dedikohet elitës së basketbollit të Kosovës, Artmotion Superligës me komplet aksionin e xhiros 7 duke përfshirë edhe 5shen dhe MVP-in e Javës
Natyrisht ASISTI nuk e harron asnjëherë Superligën e Femrave dhe LIgën e parë të Meshkujve ndërkohë blloku ndërkombëtar fillon me performancat e Shqiptarëve në Botë dhe kënaqësit me lajmet për Edon Maxhunin i cili vazhdon shkëlqimin në kampionatin Holandez dhe FIBA Europe Cup me 14 fitore në po aq ndeshje zyrtare me skuadrën e ti të re, Den Bosch Heroes nga Haga
Natyrisht, sipas zakonit, ASISTI 467 pëmbyllet me Top 10 aksionet e javës në ASIST
Adhurues dhe Merakli t’Basketit
Merrni çipsat, kikirikit dhe pijet freskuese… lidhni rripat dhe kënaquni me fluturimin No.467 basketbollistik në ASIST
Fluturim të këndshëm !