Basketboll

DY SKUADRAT KOSOVARE E HAPIN XHIRON E TRETË NË LIGËN UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e tretë që zhvillohet sot dhe nesër hapet me duelin që i vë përballë dy skuadrat kosovare, Prizreni 16 – Rahoveci.

Prizreni 16 pas humbjes në ”Sezai Surroi” nga Trepça, sonte i bën konakun e nxehtë Rahovecit që vije nga një fitore shpresëdhënëse në elitën kosovare.

Sa i përket Ligës Unike, deri tani Prizreni 16 ka 1 fitore e 1 humbje e Rahoveci ka pësuar dy disfata dhe sonte do të tentojë fitoren e parë.

Kjo përballje fillon sonte nga ora 17:00 dhe transmetohet në njërën prej kanaleve të sportit në Artmotion/ArtSport.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.