HAXHOSAJ ME DOUBLE-DOUBLE MONSTRUOZ, AS PRISHTINA TRIUMFON NË ISTOG
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej ndeshjeve më interesante të xhiros në Ligën e parë ka qenë edhe ajo në mes të Istogut dhe As Prishtinës.
Pas një dueli të luftuar shumë nga të dyja ekipet në fund ka triumfuar As Prishtina me rezultat të përgjithshëm 77-85.
Dion Haxhosaj ka qenë fantastik në këtë fitore të Asit sonte me double-double(34pk, 14krc), derisa double-double arriti edhe Don Polloshka(27pk, 14krc).
Te Istogu nuk mjaftuan assesi për fitore, Sadik Alushaj me 18 pikë e Andi Kabashi me 17 sosh.
Pas xhiros së pestë, As Prishtina ngritet në pozitën e 7-të me 7 pikë, 2 fitore e 3 humbje. Derisa, Istogu që sonte pësoi humbjen e parë pas katër fitoreve, tash ka 9 pikë në vendin e dytë.
Në javën e gjashtë, As Prishtina e luan derbin ndaj Vëllaznimit e Istogu i shkon Vushtrrisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.