Basketboll

KAMPIONI AKTUAL MPOSHTET PAS VAZHDIMEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionët aktualë të NBA-së, Milwaukee Bucks kanë pësuar humbje dramatike nga Boston Celtics në duelin më interesant të xhiros.

Skuadra e Bostonit iu ka shkaktuar humbjen e shtatë sezonale ekipit të Bucks, duke i mposhtur pas vazhdimeve 122-113, pasiqë koha e rregullt u mbyll baraz 108-108.

Denis Schroder me 38 pikë, 8 kërcime e 3 asiste, shkëlqeu për këtë fitore meritore të Celtics, gjersa u ndihmua edhe nga Jayson Tatum me 27 pikë e 11 kërcime.

Te Bucks, Bobby Portis ishte më i miri me 26 pikë e 6 kërcime.

Ishte kjo fitorja e 6 e Celtics, karshi edhe 6 disfatave që numëron, derisa Bucks kanë 6 fitore dhe 7 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Bostoni i shkon Clevelandit e Milwaukee Atlantas.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.