STEPH ME 40 PIKË, VAZHDON FORMA E LARTË E GOLDEN STATE
Prishtinë(AsistiOnline) – Fitorja e shtatë rresht dhe forma fantastike e Golden State Warriors në NBA vazhdojnë.
Ish-kampionët këtë mesnatë e kanë ‘viktimizuar’ edhe një ekip me fitore të thellë 119-93, ekipin e Chicago Bulls.
Step Curry ishte fantastik në këtë triumf të rradhës për Warriors me plotë 40 pikë, 5 asiste e 4 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Andrew Wiggins me 15 pikë e 7 kërcime.
Te Bulls u dalluan, LaVine me 23 e DeRozan me 18 pikë.
Ishte kjo fitorja e shtatë rresht dhe e 11-ta në total karshi vetëm 1 humbje sivjet për Warriors që blindojnë kreun e Perëndimit, derisa Bulls gjenden të 3-tit në Lindje me 8 fitore e 4 humbje.
Në xhiron e rradhës, Warriors takohen me Hornets e Bulls me Clippers.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.