Basketboll

5-SHJA DHE MVP NGA XHIRO 4 E LIGËS UNIKE, GARË SHUMË E FORTË PËR MVP-NË!

1.I.KOLJEVIQ (PZ16), 2.G.DAVIS (KMZ), 3.A.HAJDARI (PZ16), 4.T.BRUCE (TEU), 5.U.ZENELAJ (PZ16).

1. Plejmejkeri i xhiros 4 në Ligën Unike për xhiron e katërt shpallet Ivan Koljeviqi i Trepçës i cili ishte në garë të ngushtë me Brandon Randolphin e Yllit për këtë pozitë, Koljeviq ishte njëri nga basketbollistët me efikasitetin më të madh në fitoren e vështirë të Prizrenit 16 ndaj Vllaznisë, pasi shënoi 15 pikë, prej tyre 6 nga 14 tentime për 2 pikë, dy nga dy gjuajtje të lira dhe shënoi 1 treshe edhe pse këtu kishte shumë tentime të huqura(7), por pati edhe plotë 14 asiste, 6 kërcime e 1 vjedhje topi, për indeksin më të lartë nga plejmejkerët e kësaj xhiroje +27, ndërsa Brandon Randolph e kishte 26.

2. Fundori i javës këtë javë ishte Gerard Davis i Kamzës që edhe pse kjo e fundit u mposht nga Teuta, ai shkëlqeu me plotë 37 pikë, 10 kërcime, 3 asiste dhe 1 top të vjedhur. Davis ndaj Teutës kishte 13 dyshe nga 15 tentime, 8 gjuajtje të lira nga 11 tentime, derisa nga treshet nga 4 tentime e kishte 1 shënim, kjo performancë i dha atij njërin prej indekseve më të larta dhe kozmike të xhiros në Unike +39.

3. Në pozitën e alosë në xhiron e 4-të në Ligën Unike, këtë javë e kemi Arti Hajdarin e Prizrenit 16. Basketbollisti pejan realizoi 31 pikë, 4 kërcime, 2 asiste e 2 vjedhje topash. Arti në këtë fitore meritore të Prizrenit kishte plotë 7 treshe nga 10 tentime dhe ishte perfekt nga gjuajtjet e lira me 4 shënime nga po aq tentime, derisa shtoi edhe 3 dyshe nga 10 tentime. Kjo bëri që Hajdari të jetë aloja më e mirë e kësaj xhiroje të Unikes me indeksin prej +28.

4. Në pozitën e alo-qendrës rradhitet fantastiku i Teutës, Tamas Bruce. Alo-qendra amerikane shkëlqeu te durrësakët në fitoren e këtyre të fundit në udhëtim te Kamza. Bruce kishte double-double prej 33 pikëve e 14 kërcimeve, por kishte edhe 2 asiste, shënimet e tij erdhën kryesisht nga tentimet për dyshe, apo më mirë thënë kishte 13 shënime nga 17 tentime dhe 7 shënime nga 11 tentime te gjuajtjet e lira. Për këtë kontribut ai u notua me indeksin astronomik prej +39, dy prej më të lartëve të xhiros.

5. Dhe në pozitën e qendrës, për herë të dytë rresht këtë edicion të Ligës Unike në Asist na vjen basketbollisti i tretë i Prizrenit 16, Urim Zenelaj i cili ishte më efikasi sipas indeksit në fitoren e Prizrenit 16, ku dominoi nën kosha ndaj Vllaznisë me double-double prej 18 pikëve, 13 kërcimeve, por pati edhe 5 asiste 1 vjedhje topi e 1 bllokadë. Ai në këtë duel qëlloi 8 nga 11 tentime për dypikësha dhe dy shënime nga gjuajtjet e lira, për çka mori notën plus 31, më të lartën për një qendër kte javë.
_______________________________________________________________________

MVP I XHIROS 4 TË LIGES UNIKE
TAMAS BRUCE (TEUTA)

Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e tretë edhe pse me goxha dilema për shkak të indekseve të njejta mes dy lojtarëve të ekipeve kundërshtare kte xhiro, Kamzës dhe Teutës(39), por pas rëndësisë së fitores u vendos që i takon Tamas Bruce të durrësakëve i cili ishte më i merituari për fitoren e rradhës së Teutës në Unike që tash edhe e bën lidere të re në Ligën Unike.

Me 33 pikë prej tyre 13 dyshe nga 17 tentime dhe 7 gjuajtje të lira nga 11 tentime, por që kishte edhe 14 kërcime dhe 2 asiste dhe me indeksin fantastik prej plus 39, aloja amerikane ishte lojtari më i mirë kte xhiro në Ligën Unike.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.