BASHKIMI MË LEHTË SE QË E PRITI NDAJ RAHOVECIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit është rikthyer te fitoret në ArtMotion Superligë.
Skuadra prizrenase ka triumfuar në shtëpi ndaj Rahovecit me rezultat tejet të thellë 87-65.
Edhe pse fillimi i ndeshjes ishte i ngushtë, Bashkimi në këtë duel arriti që ti kontrollojë dhe fitojë të gjitha periudhat e takimit(28-25, 21-18, 18-12, 20-10) dhe fitorja erdhi natyrshëm.
Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Bashkimit sonte, Avi Toomer(24), Julien Lewis(22), Valon Bunjaku(12) e Anton Kazarnovski(10).
Te Rahoveci nuk mjaftuan kurrsesi për fitore, Musab Mala e Milik Yarbrough me nga 14 pikë, Fisnik Rugova i rikthyer nga lëndimi që kishte 12 e Arion Balluku që shtoi 10 sosh.
Bashkimi tash ka 6 fitore e 5 humbje dhe pozicionohet në vendin e 4-të me 17 pikë, derisa Rahoveci mbetet i parafundit me 13 pikë, 9 humbje e vetëm 2 fitore.
Në xhiron e ardhshme, Bashkimi i shkon Trepçës e Rahoveci e pret Sigal Prishtinën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.