Basketboll

KBF BASHKIMI ME FITOREN MË TË THELLË TË STINORIT NË SUPERLIGËN E FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi e ka arritur fitoren më të thellë të stinorit në Superligën e Femrave.

Vashat prizrenase kanë triumfuar në shtëpi ndaj atyre ferizajase me rezultat tepër të thellë 156-24, duke thyer rekordin e Prishtinës për sivjet pikërisht ndaj Kastriotit(143 apo 117 pikë diferencë).

Pesë lojtare te KBF Bashkimi arritën pikë dyshifrore në këtë fitore, derisa Erjona Krasniqi kishte plotë 44 pikë dhe 11 asiste e Besjana Martinaj poashtu plotë 38 pikë e 12 asiste, Chervelle Cox shtoi 24, Sara Vraniqi 22 e Era Shatri 16 sosh.

Te Kastroti, Anita Grainca kishte 7 pikë e 10 kërcime dhe Era Aliu 6 pikë e 5 kërcime.

Pas xhiros së 6-të, Bashkimi mbetet i 3-ti me 10 pikë, 4 fitore e 2 humbje(1 ndeshje më pak), derisa Kastrioti gjendet i fundit me 7 humbje nga po aq ndeshje.

Në xhiron e ardhshme, vashat prizrenase e zhvillojnë derbin me Penzën e Kastrioti e pret Trepçën.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.