Basketboll

EKSKLUZIVE NGA NORVEGJIA: SELEKTORI MARMARINOS FLET PËR ASISTIN [VIDEO]

Prishtinë(AsistiOnline) – Selektori i Kosovës, Christos Marmarinos ka folur për AsistiOnline.com direkt nga Bergeni i Norvegjisë.

Para duelit të Kosovës ndaj norvegjezëve, Marmarinos ka treguar se kanë pasur disa lëndime, por që janë munduar të përgatiten sa më mirë dhe do të tentojnë në maksimum për fitore që ta bëjnë shtetin tonë krenar.

‘Kemi pasur disa stërvitje, por jo së bashku sepse kishim disa lëndime. Edhe këtu kemi pasur disa stërvitje, jemi munduar të përgatitemi sa më mirë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Po punojmë me profesionalizëm dhe duam ta bëjmë shtetin krenar. Do të përpiqemi të marrim fitore sepse i kemi analizuar, sidomos Danimarkën që ka lojtarë të mirë me përvojë dhe që luajnë nëpër ekipe të Evropës. Synimi ynë është si gjithmonë, luajmë për fitore të krijojmë kulturë fitoreje dhe ta përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme kosovarët në të gjithë botën. Ti bëjmë të ndihen krenarë me paraqitjen tonë”, tha tekniku grek.

Në vijim gjeni të bashkëngjitur edhe një video nga prononcimi i Marmarinos:

https://youtu.be/OksOpV4knLM

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.