KBF TREPÇA TRIUMFON THELLË NDAJ KASTRIOTIT
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Trepça e ka arritur fitoren e dytë të stinorit në Superligën e Femrave dhe atë po ndaj Kastriotit.
Vashat mitrovicase kanë shënuar fitore të thellë në udhëtim te Kastrioti i Ferizajit 27-110.
Tri basketbolliste arritën pikë dyshifrore te Trepça në këtë fitore, Ta’sharra Jeffries me plotë 55 pikë, 9 kërcime e 4 asiste, Alma Muzliukaj me 31 pikë e 12 kërcime, si dhe Sharai Allen me 14 pikë, 8 kërcime e 6 asiste.
Te Kastrioti, Yllza Huruglica kishte 14 pikë, 6 kërcime e 1 asist.
Pas xhiros së tetë, Trepça gjendet e parafundit me 2 fitore, 5 humbje dhe 1 ndeshje më pak. E Kastrioti mbetet i fundit dhe i vetmi pa fitore sivjet në elitën e femrave.
Në xhiron e rradhës, Trepça i shkon Vëllaznimit e Kastrioti luan ndaj Penzës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.