Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kosovar, Kenan Spahiu është larguar nga klubi spanjoll, Casademont Zaragoza.
26 vjeçari i lindur në Prishtinë e ka mbaruar më herët se ç’pritej aventurën e tij me klubin elitar spanjoll dhe tash është në kërkim të skuadrës së re.
Me Zaragozën në elitën spanjolle ai kishte mesatare prej 2.8 pikëve, 2.1 kërcimeve e 1.6 asiste për ndeshje, ndërsa në 6 ndeshje të FIBA Europe Cup luajti me mesatare, 4.5 pikëve, 3.5 asiste e 2 kërcime për ndeshje.
Sipas asaj që ka kuptuar AsistiOnline.com, skuadra e rradhës e Spahiut mund të jetë në basketbollin e Turqisë, pasiqë interesimi për të nga klubet e atjeshme nuk mungon.
/AsistiOnline.com/



