(ASISTIONLINE) – Pjesë e rëndësishme procesit të rindërtimit të skuadrës më të trofeshme të basketbollit kosovar të gjitha kohëve, Sigal Prishtinës, sipas trajnerit Ante Nazor, është Jan Palokaj.
21 vjeçar, i gjatë 1.94 centimetra , Jan Palokaj luan në tri pozita pa problem dhe stinorin e kaluar me Zarën pati mesatare prej 19 minutave dhe 8 pikëve, 4 asistimeve dhe 2 topave të vjedhur në 61 ndeshje, përfshirë kampionatin kroat edhe ABA Ligën. Në dy sezone, Palokaj fitoi tre trofe me Zarën dhe vitin e kaluar kishte rol të madh në kurorëzimin e zarasve si kampion të Kroacisë, si lojtar standard dhe sidomos në mbrojtje.
Për sukseset e këitj djaloshi ASISTI vazhdimisht ka raportuar në kuadër të bllokut Shqiptarët në Botë ndërsa Artmotion ka transmetuar gjitha ndeshjet e tij në ABA ligë dhe kësaj, sikurse po shihet ja ka pa hairin skuadra kryeqytetase pasi ka mësuar për Janin dhe verës e ka transferuar në atdheun e babait të tij.
Në vazhdim AsistiOnline sjell intervistën ekskluzive me yllin e ri prishtinas :
– Nipi i cilit personalitet të njohur kosovar është Jani?
– Kush e bindi të vjen në Kosovë?
– Pse erdhi nga Zara me të cilë u bë kampion i Kroacisë dhe luajti në ABA League?
– Cilët djem të rinj prishtinas i ruan mirëseardhje të ngrohtë dhe me të cilët u bë i pandashëm?
– Çka kanë të përbashkët qyteti i lindje së tij Zagrebi dhe Prishtina?
– Pse është i lumtur Jan Palokaj që erdhi në Kosovë ?
– Si e vlerëson Armtotion Superligën dhe klubet rivale?
– Cila ishte fitorja më e dashur deri tash për Janin?
– Cilat janë skuadrat favorite për top katërshen, sipas Janit?
– Cili është basti me të cilin u lidh Jani?
Përgjigjet në gjitha këto dhe shumë më tepër në kuadër të intervistës ekskluzive të yllit të ri prishtinas Jan Palokajt për AsistiOnline.
SHIKIM TË KËNDSHËM!


