Basketboll

PRIZRENI 16 MBYLL MERKATON DIMËRORE ME NJË TRANSFER MJAFTË CILËSOR

Prishtinë(AsistiOnline) – Prizreni 16 e ka zyrtarizuar sot transferin e rradhës dhe të parin për vitin 2022 në të cilin sapo kemi hyrë.

Prizrenasit kanë nënshkruajtur me fundorin amerikan, Jordan Lyons i cili është i gjatë 1.83cm dhe aktivizohet në pozitën 2.

Lyons gjatë karrierës së tij ishte pjesë e ligës NCAA1 me kolegjin ”Furman” i cili për 4 vite rresht luajti aty. Jordan Lyons është rekordmen i trepikëshve në kolegjin e lartëcekur ”Furman”, ku njëherit edhe fanela e tij me nr.23 aty është e pensionuar.

Vitin e fundit(2020/21) Lyons u aktivizua në ekipin elitar estonez ”BK Ogre” ku luajti me mesatare 8.5 pikë dhe 4 kërcime për ndeshje.

Me këtë përforcim skuadra e Prizrenit 16 përfundon merkaton e transfereve dimërore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.