Basketboll

VËLLAZNIMI PËRFORCOHET ME AMERIKANIN CILËSOR QË LUAJTI TE PRIZRENI 16

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi është përforcuar me një lojtar mjaftë cilësor për stinorin pranveror në Ligën e parë.

Ekipi gjakovar ka përforcuar rradhët e veta me lojtarin e huaj që në vjeshtë luajti te Prizreni 16, Michael Green.

Green ishte prej lojtarëve më të dalluar në vjeshtë te Prizreni 16 me mesatare prej 14 pikëve, 3.3 kërcimeve e 3.2 asisteve për ndeshje.

Gjakovarët e mbyllën stinorin vjeshtor në Ligën e parë si liderë dhe pa asnjë humbje dhe janë favorit për rikthim në elitë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.