Basketboll

PANATHINAIKOSI ME PËRFORCIM CILËSOR NË GJYSMË TË STINORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e famshme greke dhe pjesëmarrëse e rregullt në Euroligë, Panathinaikosi ka kryer një transfer në mes të edicionit.

Klubi athinas ka shtuar në rradhët e veta, organizatorin serb, Stefan Jovic.

Plejmejkeri 31 vjeçar ka përvojë të madhe si lojtar kryesisht me disa ekipe serbe, por ka luajtur edhe në Gjermani te Bayerni, derisa këtë stinor ishte pa ekip.

Në sezonin e kaluar 2020-21, Jovic ishte basketbollist i Khimkit, por që skuadra ruse u përballë me shumë probleme financiare dhe ai u largua nga klubi në mes të stinorit.

Panathinaikosi aktualisht gjendet në pozitën e parafundit në Euroligë me 13 humbje e vetëm 4 fitore, derisa në elitën greke gjendet i pari me 8 fitore e vetëm 1 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.