Basketboll

RAHOVECI DHE TIRANA HAPIN SOT DITËN E DYTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Dueli i parë i ditës së dytë në Ligën Unike luhet në Rahovec.

‘Vreshtarët’ në palestrën e tyre moderne ”Mizahir Isma” e presin ekipin e Tiranës.

Vreshtarët u këndellen me dy fitore, ndërsa kanë edhe pesë humbje, kurse kryeqytetasit e Shqipërisë kanë katër fitore dhe tri humbje. Tiranasit kishin fituar duelin e parë 79:74.

Sfida fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën Artmotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.