FITORJA E PARË NË PRANVERË, TREPÇA RIKTHEN VETËBESIMIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça është rikthyer më në fund tek fitoret në elitën e basketbollit të Kosovës.
Mitrovicasit e kanë arritur fitoren e parë në stinorin pranveror, duke fituar ndaj Dritës me shifrat e thella 57-117.
Përveç çerekut të parë ku Drita rivalizoi deri diku (17-22), periudhat e tjera kaluan të gjitha nën-dominimin e plotë të mitrovicasve (20-33, 9-26, 11-36) që shënuan fitore me meritë.
I gjithë ekipi i Trepçës sonte realizoi pikë në këtë fitore, Samir Zekiqi (19), Drilon Hajrizi (16), Corban Collins (14), Ryan Wright e Andrew Gordon (13), Burim Zekiqi e Amin Hot (11), Anes Gashi (10), Shpat Syla (6), Agon Selmani e Valdrin Haxhiu (2).
Te Drita me lojë të mirë u dalluan, Qëndrim Demi me 19 pikë e Isaiah Johnson me 13 sosh.
Pas xhiros së 17-të, Trepça momentalisht gjendet e 2-ta me 28 pikë, 11 fitore e 6 humbje. Derisa, Drita mbetet ende ekipi i vetëm pa fitore dhe me 17 disfata nga po aq ndeshje të luajtura sivjet.
Në xhiron e ardhshme, Trepça e pret Pejën e Drita i shkon Prizrenit 16.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.