Under Header

spot_img

EFESI MPOSHT CSKA-NË PAS VAZHDIMEVE

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Anadolu Efesi ka arritur fitore shumë të vlefshme ndaj CSKA Moskës në kuadër të xhiros 24 në Euroligë.

Turqit nga Stambolli mposhtën rusët me rezultatin e ngushtë 97-99 dhe atë pas vazhdimeve pasiqë koha e rregullt u mbyll baraz 86-86.

Shane Larkin ishte individi kryesor te Efesi në këtë fitore me 26 pikë, 9 asiste e 5 kërcime, ndihmuar edhe nga Rodrigue Beaubois me 22 pikë e Vasilije Micic që shtoi 16 sosh.

Te CSKA-ja s’mjaftuan për fitore, Daniel Hackett me 33 pikë e as Marius Grigonis me 20 sosh.

Pas xhiros së 24-të, Efesi pozicionohet i 8-ti me 11 fitore e 11 humbje. Ndërsa, CSKA-ja gjendet e 5-ta me 13 fitore e 9 humbje.

Në xhiron e ardhshme, CSKA-ja e pret Alba Berlinin e Efesi luan poashtu në shtëpi ndaj Lyonit.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme