Basketboll

EKSKLUZIVE: MILAN RONDOVIC PRITET TË RIKTHEHET TE PENZA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Penzës në Superligën e Kosovës te femrat nga dita e djeshme ka mbetur pa trajner, shkaku i dorëheqjes së Bujar Locit.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se drejtuesit e klubit pejan tashmë kanë vendosur për emrin e njeriut i cili pritet ta drejtojë ekipin në pjesën e mbetur të edicionit.

Trajneri që fitoi titullin e kampionit në edicionin 2020/21 me vashat pejane, Milan Rondovic pritet të rikthehet në postin e trajnerit kryesor te Penza.

Malazezi në të kaluarën ka udhëhequr disa skuadra nga shteti ku e ka prejardhjen, derisa Penzës vitin e kaluar i’a kishte sjellur titullin e kampionit i pesti në histori të klubit.

/AsistiOnline.com/ 

 

 

Komentet janë të mbyllura.