Basketboll

GARA E SHKATHTËSIVE NË ALL STAR-IN E NBA I TAKOI EKIPIT TË CAVS [VIDEO]

Prishtinë(AsistiOnline) – Gara e shkathtësive në NBA All Star 2022 i ka takuar ekipit të Cleveland Cavaliers.

Kjo garë që këtë vit ka qenë më ndryshe, për faktin se bënin pjesë tri ekipe pjesëmarrëse dhe ajo u bë shumë më tërheqëse për publikun.

Skuadra e parë ishte përbërë nga ‘Rookie’-t: Josh Giddey, Cade Cunningham dhe Scottie Barnes.

Ekipi i dytë është përbërë nga vëllezërit Antetkounmpo: Giannis, Thanasis dhe Alex.

Dhe ekipi i tretë ishte i përbërë nga tre basketbollistët e Cleveland Cavaliers (atje edhe ku po mbahet All Stari): Jarrent Allen, Darius Garland dhe Evan Mobley.

Pas shpejtësisë dhe dukshëm shkathtësive më të mira të treguara, në fund treshja e lojtarëve të Cleveland Cavaliers, Allen, Mobley dhe Garland e fituan këtë garë për vitin 2022.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.