EKSKLUZIVE: DARKO RADULOVIC MERR DREJTIMIN E BASHKIMIT?
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra prizrenase e Bashkimit që aktualisht ka mbetur pa trajner, pas shkarkimit të Branimir Paviqit, tashmë duket se është afër të bëjë zgjidhje të re.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se drejtuesit e ekipit portokalli janë në biseda të avancuara me trajnerin maqedonas, Darko Radulovic, për t’ja besuar skuadrën.
Radulovic është 41 vjeçar dhe si lojtar ka pasur karrierë të pasur në shumë skuadra maqedonase si: MZT, Vardar, Kumanovo, Kozuv, Feni Industries, Gostivar etj.
Karrierën si trajner, Radulovic e ka nisur te Vardari fillimisht si ndihmës (2016-2018) e pas kësaj klubi i’a besoi postin e kryetrajnerit poashtu për dy sezone (2018-20). Ai ju kthye përsëri postit të ndihmësit në stinorin 2020/21, por kësaj rradhe te MZT, derisa në edicionin e fundit deri para pak ditësh e ka drejtuar MZT-në si kryetrajner, por që pas humbjes në finale të Kupës së Maqedonisë nga TFT-ja, u shkarkua nga posti që mbante.
Mbetet të shihet se cili do jetë epilogu final i bisedimeve mes Bashkimit dhe trajnerit maqedonas.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.