Basketboll

RADULOVIC DEBUTON ME TRIUMF DHE RIKTHEN BASHKIMIN TE FITORET

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka arritur fitoren e parë të stinorit pranveror në ArtMotion Superligë.

Prizrenasit triumfuan lehtë ndaj Bashkimit dhe pa ndonjë historik duke dominuar në tërësi takimin dhe duke triumfuar me shifrat përfundimtare 103-67.

I gjithë ekipi i portokallinjëve sonte pati minutazhë nga trajneri Radulovic që debutoi me fitore, gjersa individët më të dalluar ishin, John Florveus me 20 pikë e 11 kërcime, Alban Veseli e Valon Bunjaku me nga 12 pikë, Corey Ross me 14 e Julien Lewis me 12 sosh.

Te Drita pikë dyshifrore realizuan, Isaiah Johnson (21), Qëndrim Demi (19), Laurant Ibrahimi (12) dhe Nart Llapashtica (10).

Pas 21 xhirove, Bashkimi gjendet i 6-ti me 9 fitore e 12 humbje, derisa Drita mbetet ende pa fitore edhe pas 21 xhirove si skuadra e fundit në tabelë.

Në xhiron e radhës, Bashkimi e pret Pejën e Drita i shkon Sigal Prishtinës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.