Basketboll

YLLI I KTHEN ‘BORXHIN’ TEUTËS, FITON NË NDESHJEN E MBETUR

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual dhe lideri i tabelës në Ligën Unike, ka mposhtur Teutën në duelin e mbetur nga xhiro 10 e kësaj gare.

Therandasit triumfuan në shtëpi ndaj ekipit bregdetar me shifrat 73-59.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte goxha e ngushtë me vendasit që shkuan në pushim me vetëm tri pikë avantazh 34-31, derisa në të dytën ekipi i Adis Beqiragiqit thelloi dominimin dhe rezultatin për të arritur fitore të merituar.

Pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te therandasit sonte, Erjon Kastrati (17), Malcolm Grant (16), Ardit Pepaj e Mikaile Tmusiq (11) dhe Gëzim Morina (10).

Te Teuta, Tamas Bruce kishte 13 e Tyler Peterson 12 pikë.

Pas 11 xhirove të stinorit tërregullt, Ylli i prin renditjes tabelare me 10 fitore e 1 humbje, derisa Teuta gjendet e 4-ta me 6 fitore e 5 humbje.

Në xhiron e rradhës, Ylli i shkon Kamzës e Teuta i shkon Vllaznisë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.