Basketboll

HAPET MINI-AFAT KALIMTAR I JASHTËZAKONSHËM PËR SUPERLIGËN E FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës gjatë ditës së sotme ka marrë disa vendime të reja.

Njëra nga to ka qenë edhe ai për hapjen e jashtëzakonshme të një afati kalimtar për Superligën e Femrave.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 08/03/2022 ka marrë vendim që të hap një mini-afat kalimtar të jashtëzakonshëm (48 orë) për regjistrimin e lojtareve të huaja në Superligën e Femrave, për shkak se disa ekipeve u kanë dështuar lojtaret e huaja që i kanë paraqitur për regjistrim, sepse të njëjtat kanë refuzuar të udhëtojnë në Evropë për shkak të situatës në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

 

Vendimi tjetër ka qenë që Kuvendi i Punës i FBK-së të mbahet më 25/03/2022 në Prishtinë, e jo siç ishte paraparë në datën 24/03/2022, për shkak se më 23/24 Mars 2022 në program është Final Four i Ligës UNIKE të Femrave.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.