Basketboll

PRISHTINA LEHTË DHE THELLË ME +100 TRIUMFON NDAJ DRITËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dritës në xhiron 22 të ArtMotion Superligës së Kosovës.

Prishtinasit e mposhtën lehtë Dritën tashmë të rënë nga liga pothuajse edhe zyrtarisht me shifrat e thella 145-45.

Të gjitha periodat e ndeshjes i takuan bindshëm Prishtinës (33-7, 22-6, 50-14, 40-18) që në fund triumfoi pa ndonjë telashe ndaj Dritës së indisponuar për lojë.

I gjithë rosteri i Prishtinës sonte realizoi pikë, derisa më të dalluarit ishin: Meriton Ismaili me 36 pikë, Muhamedali Janjeva me 29, Lejson Zeqiri me 17, Wendell Mitchell me 16, Don Polloshka me 13 e jetmir Zeqiri me 10 pikë.

Te Drita, Qëndrim Demi kishte 18 pikë dhe Nart Llapashtica 14 sosh.

Pas xhiros 22, Prishtina gjendet e 5-ta me 33 pikë, 11 fitore e 11 humbje. Derisa Drita mbetet e fundit dhe pa asnjë triumf deri këtë xhiro.

Në javën e ardhshme, Sigal Prishtina i shkon Pejës e Drita e pret Rahovecin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.