Basketboll

5SHJA DHE MVP NGA XHIRO 23 E ARTMOTION SUPERLIGËS

5SHE INTERESANTE DHE MVP BINDËS...

1. M.TMUSHIQ (GEY);  2. D.DAVIS (PZ16); 3. C.FELLS (PEJ);  4. D.LEKNDREAJ (PEJ);  5. M.EDWARDS (TRE).

1. Plejmejkeri më i mirë i xhiros 23 në Artmotion Superligë shpallët Mikaile Tmushiqi i Golden Eagle Yllit, më i merituari për fitoren ndaj Bashkimit duke qenë koshashënuesi dhe lojtari më i mirë i ndeshjes me 23 pikë , prej tyre hiq më pak se 6 treshe, duke shtuar 6 kërcime, 4 asistime, 3 topa të vjedhur e 1 bllokadë për indeksin e shkëlqyeshëm prej +25, më të lartin për një plejmejker kte javë

2. Fundori më i mirë i xhiros 23 shpallet Darell Davis i Prizrenit 16 i cili edhe pse pësoi nga Trepça ishte fantastik me double double prej 25 pikëve e 10 kërcimeve duke vjedh 4 topa dhe asistuar 2 herë dhe me efikasitet fantastik prej 66 % për dyshe, pasi shënoi 8 nga 12 tentimet dhe duke qenë perfekt dhe qëlluar të gjitha 6 gjuajtjet e lira për çka u notua me indeksin fenomenal prej +29 , më të l;artin për një fundor kte xhiro.

3. Në pozitën e alosë kte javë përsëri kemi Cortney Fellsin fenomenal i cili ishte yll në klasikën kundër Sigal Prishtinës duke shkëlqyer me 25 pikë, prej tyre 3 treshe ndërsa ishte fantastik për dyshe me pesë të qëlluara nga 7 tentime dhe pati saktësi perfekte nga penalet pasi qëlloi gjitha 6 gjuajtjet e lira. Veç 25 pikëve, Fells realizoi 7 kërcime, 6 asistime, 2 topa të vjedhur e 1 bllokadë dhe për kte performans të shkëlqyeshme u notua me indeksin plus 30, më të lartin për një alo.

4. Pozita e alo-qendrës na sjell luftëtarin pejan i cili po shkëlqen në pranverë, Daniel Lekndreajn i cili i qëndroi përkrah Fellsit me 19 pikë dhe atë me saktësi të shkëlqyeshme prej 75 % nga loja për dyshe dhe treshe duke qëlluar tre treshe nga 4 tentime dhe në mënyrë identike 3 dypikësha nga 4 gjuajtje. Veq 19 pikëve, Lekndreaj realizoi edhe 7 kërcime për çka u vlerësua me notën plus 22, më të lartën për një alo-qendër kte javë.

5. Në pesëshen e javës debuton gjiganti i Trepçës, i shkëlqyeshmi Mike Edvards i cili ishte qendra larg më dominuese e xhiros 23 me double double prej 19 pikëve 13 kërcimeve duke vjedhur edhe 2 topa në mbrojtje kurse në veçanti duhet theksuar efikasitetin e tij të jashtëzakonshëm për dyshe, prej nga qëlloi 9 herë nga 11 tentime. Për këtë lojë gjiganti mitrovicas u vlerësua me indeksin më të lartin për një qendër kte xhiro, plus 28

 

MVP I XHIROS 23 TË ARTMOTION SUPERLIGËS

COURTNEY FELLS (PEJA)

Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e 23-të në elitën kosovare me plotë meritë i takon njërit prej basketbollistëve më të mirë që ka shkelur në xhirot e fundit në basketbollin kosovar, Courtney Fells. Ish-NBA lojtari ishte më se fenomenal ndaj Prishtinës duke realizuar 25 pikë, kapur 7 topa nën-tabelë, bërë 6 asiste, por që kishte edhe 2 vjedhje topash e shpërndau 1 bllokadë për kundërshtarët. Shënimet e Fellsit erdhën nga dyshet ku prej 7 tentimeve qëlloi 5 herë, ishte 100% i saktë nga gjuajtjet e lira apo 6/6 dhe shtoi 3 treshe nga 7 tentime për indeksin më të lartë të xhiros 23 në elitën kosovare të basketbollit prej +30 dhe normalisht që shpallet MVP i ASISTIT në kte xhiro të ArtMotion Superligës së Kosovës për stinorin pranveror.

 

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.